Pavaresisht se eshte aluduar per doreheqje apo largimi te tij nga Vllaznia, Agim Canaj pasditen e sotme eshte rikthyer ne Shkoder dhe eshte vene menjehere ne krye te skuadres per te vijuar pergatitjet per ndeshjen me Erzenin.

I shoqeruar nga administratori Lici dhe drejtori sportiv Firat, numri 1 i pankines shkodrane ka mbledhur skuadren dhe u ka bere te ditur futbollisteve se problematikat e secilit prej tyre do te zgjidhen ne javet e ardhshme.

Me pas Canaj ka dhene nje prononcim per mediat ku eshte shprehur: “Gjate ketyre diteve kam munguar sepse kam kerkuar leje nga drejtuesit e klubit per te qene prane vajzes time ne Angli me rastin e diplomimit te saj. Sa i takon asaj zhurme te krijuar, mund te konfirmoj se asnjehere nuk e kam menduar doreheqjen nga Vllaznia.

Ka patur pakenaqesi te ndonje lojtari per aktivizimin dhe kuptohet qe une nuk mund t’i zgjidhe te gjitha keto probleme ne 10 dite qe jam ne krye te skuadres. Ju mund ta quani kercenim, presion apo si te doni, por une them se eshte pakenaqesi e ndonjerit prej futbollisteve per minutat e pakta te aktivizimit.

Jam i bindur se do te kete vend per te gjithe ne ndeshjet e mbetura dhe secili do te mundet te tregoje aftesite qe ka. Situatat tek Vllaznia ju i njihni mire, kane qene te tilla edhe me perpara dhe vazhdojne te jene edhe tani, por nuk eshte kaq dramatike. Une nuk jam prej atyre trajnereve qe me terheq kush kollaj nga menga e xhaketes, por mundohem t’i jap secilit hakut per te treguar vlerat e tij. Tashme jemi te fokusuar tek ndeshja e rradhes me Erzenin, per ta kaluar me sukses edhe ate.
www.shkodrasport.com