HomeFUTBOLLMOSHATAkademia Vllaznia luan të dielën ndeshjet e prapambetura ndaj Internacionalit

Akademia Vllaznia luan të dielën ndeshjet e prapambetura ndaj Internacionalit

Dy ndeshjet e prapambetura të javës së parë të kampionatit të moshave për ekipet e Akademisë Vllaznia, do të luhen këtë të dielë. Duke shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit, është rënë dakord që këto ndeshje të luhen këtë fundjavë në mënyrë që të mos ndikojë në ecurinë e mëtejshme të garës. Ekipet shkodrane do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për t’u ndeshur me ekipet respektive të Internacionalit.

Këto dy javë duhej të ishin luajtur dy javë më parë por siç dihet, ato u shtynë ngaqë Vllaznia U-19 ishte nisur drejt Moldavisë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për “UEFA Youth League” ndaj FC Zimbrus. Të dy ekipet e Akademisë Vllaznia e kanë nisur me fitore kampionatin duke fituar me të njëjtin rezultat, nga 4-0 ekipet respektive të Laçit. Edhe ndaj Internacionalit padyshim që do të tentohet fitorja me të dyja grupmoshat.

© shkodrasport.com 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments