Trajneri i Vllaznise Thomas Brdaric është pranë firmosjes me Vllazninë për sezonin e ri. Sapo ka përfunduar një takim mes tij dhe sponsorit Alban Xhaferi.

Në dalje trajneri Brdariç tha se në përgjithësi është pozitiv për një kontratë të re dhe për më shumë do të ketë një takim ditën e nesërme mes tij dhe drejtuesve.

Brdariç deklaroi se klubi duhet të jetë me profesional dhe kjo është një prej arsyeve që ende nuk ka gjetur akordin përfundimtar. Janë vetëm dy pika që kanë mbetur për tu diskutuar nesër ku do të vendoset përfundimisht. Përfundimisht dita e nesërme do të vendosë fatet e Brdariç si trajner ose jo i Vllaznisë për sezonin e ardhshëm.

“Kemi vendosur për nesër dhe do shohim sëbashku dhe vendosim nesër. Duket mirë por kemi nevojë të flemë sonte dhe nesër t’i shohim gjërat me qetësi. Jo nuk mund të themi që është e mbyllur për të ardhmen sepse kemi dy pika ndërsa të tjerat janë mbyllur dhe jemi afër besoj. E përgjithshmja është e mirë dhe jemi afër.

Nuk është thjeshtë çështje parash, s’ka lidhje me paratë dhe ajo që unë kam kërkuar është që të jemi profesionist dhe të gjejmë mundësinë për të punuar në grup. Ajo që është e rëndësishme duhet ta përgatisim skuadrën për këtë kompeticion të rëndësishëm dhe për të ardhmen dhe kjo është e rëndësishmja përse ne duhet të punojmë në grup”, u shpreh Brdariç.