Kampionatet e Liges Amatore per Zonen e Veriut tashme kane hyre ne rrjedhen e tyre normale dhe fundjaven qe lame pas, jane zhvilluar ndeshjet e rradhes sipas grupmoshave. KF Vllaznia ka publikuar pak minuta me pare rezultatet e te gjithe ekipeve te saj, ku padyshim qe rezultatet pozitive dominojne. Ja postimi i klubit kuqeblu:

“Janë luajtur fundjavën që lamë pas ndeshjet e rradhës për kampionatet e moshave të Ligës Amatore të Zonës së Veriut dhe ekipet e Akademisë Vllaznia kanë qenë në fushë për të dhënë më të mirën e tyre. Nuk kanë mundur edhe rezultatet pozitive.

Kështu, ekipi U11 që drejtohet nga trajneri Ivo Shestani është ndeshur me “Juban Danja” dhe ka fituar me rezultatin 4-3. Golat për ekipin kuqeblu janë shënuar nga Eglis Ramadani, Klaudio Preka, Gabriele Marashi dhe Kleison Cakaj. Ndërkohë U13-A i drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa është ndeshur me “Atletik Klub” dhe është mundur me rezultatin 1-3 ku golin e vetëm për Vllazninë e ka shënuar futbollisti Riad Fangaj.

Ndërsa ekipi U13-B që siç dihet është U12 për Akademinë tonë, ka luajtur përballë “Juban Danja” dhe ka fituar me rezultatin 4-2. Golat janë shënuar nga Flavio Fushaj, Desard Spahijaj, Jozef Marashi dhe Aldo Medha.

Në grupmoshën U15, ekipi ynë U14 që në kampionat është i emëruar “Vllaznia U15-B” është ndeshur me “Juban Danja” dhe ka fituar me rezultatin e thellë 4-0. Autorë të golave kanë qenë Kledis Qokthi, Ensar Tafili dhe dy gola nga Ersi Zaganjori.

Edhe ekipi tjetër që merr pjesë në këtë grupmoshë, “Vllaznia U15-A” ka fituar, madje me rezultat edhe më të thellë, 7-2 ndaj “Rozafa”. Autorë të golave kanë qenë Albion Kurbasha (2), Arval Maliqi, Rei Boshti, William Cungu, Sergi Kopliku dhe Endri Marashi.

Sakaq ekipi U16 që merr pjesë në kampionatin e grupmoshës U17, është ndeshur me “Scutari” dhe është mundur me rezultatin 1-2, me një gol të pësuar në minutën e fundit të lojës. Golin e vetëm për Vllazninë e ka shënuar futbollisti Flori Leka”.