Interi ka arritur marrëveshjen me Kristjan Asllanin, për kontratën, dhe tani duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Empolin.

Ky është lajmi që sjell eksperti i merkatos, Fabrizio Romano. Me shumë mundësi në marrëveshje do të përfshihet ndonjë lojtar.

Asllani vlerësohet minimalisht me 10 milionë euro. Mesfushori, i cili golin e parë në Serie A ia ka shënuar Interit, kërkohej edhe nga Milani.

Zikaltrit sa duket janë ata që e kanë fituar betejën për mesfushorin e kombëtares shqiptare, i cili në 6 muaj tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha në Itali.