Do të luhen ditën e sotme 3 ndeshjet e radhës në Superligë, të vlefshme për javën e 32-të. Tirana-Teuta, Skënderbeu-Kastrioti dhe Egnatia-Laçi, janë takimet që janë planifikuar për t’u luajtur sot dhe të gjitha këto ndeshje do të nisin në orën 16:45.

Tirana pret në “Selman Stermasi”, Teutë, kampionët në fuqi të Superligës. Bardhebluve u mjafton një fitore për të fituar matematikisht titullin kampion të këtij sezoni, ose nëse Laçi nuk fiton.

Në Korçë, vendasit do të kërkojnë t’i prishin ecurinë prej 7 fitore Kastriotit edhe pse shanset për të mbijetuar janë të vogla. Gega nuk ka shijuar ende fitoren e parë me Skënderbeun dhe sot kanë një tjetër shans.

Në Rrogozhinë, Egnatia pas humbjes nga Kastrioti, do të tentojnë të marrë fitore në shtëpi përballë Laçit. Vendasit duan të mos luajnë “Play Off” dhe më një fitore sot mund t’i afrohen Teutës që luan në transfertë ndaj Tiranës.

Java e 32-të e Superligës

Ora 16:45

Tirana-Teuta

Skënderbeu-Kastrioti

Egnatia-Laçi