Java e katert e “Abissnet Superiore” po luhet ne dite disi te çuditshme teksa ka filluar dje qe ishte e diele, vijoi sot- e hene dhe do te mbyllet neser- e marte, dite kur do te luaje edhe Vllaznia ne Laç ndaj skuadres vendase.

Per ish- administratorin dhe ish- futbollistin e Vllaznise Kujtim Shaba, luajtja e ndeshjeve ne dite te tilla ka per te dhuruar shume “surpriza”. Nje akuze te tille ai e ka bere gjate emisionit “Star Sport” ku ka qene i ftuar mbremjen e sotme kur eshte shprehur:

“Une jam i mendimit ndryshe. Keni per te pare shume surpriza ne kampionatin shqiptar. Sa here qe do te behen ndeshjet ditet e premte, e hene, e marte dhe e merkure, ka per te patur surpriza, ka per te patur shume gola.

Nuk eshte Laçi ekip qe mund t’i beje 6 gola Teutes sepse edhe kjo e fundit nuk ka ekip per te ngrene kaq shume gola. Une besoj se Vllaznia mund te fitoje neser. Do te ndodhe keshtu nese ajo futet ne fushe me besimin per ta fituar ndeshjen. Por nese hyjne inferior dhe e tremb ajo fitore 6-1 e Laçit ndaj Teutes, mund te kete pasoja.

Madje mund te them se nese Vllaznia humb neser ne Laç, une shoh dite te zeza per te. E them kete ne aspektin teknik dhe profesional”./SHKODRA-SPORT.COM/