Ecuria e Beselidhjes ne kampionatin e sivjetem te kategorise se dyte ku ajo po merr pjese duket shume e mire. Pas nje humbje 2-3 ne ndeshjen e pare ne Tropoje ndaj Valbones (nje perballje kjo me shume probleme), ne pese te tjerat lezhjanet kane arritur te fitojne dhe si rrjedhoje pas javes se gjashte ndodhen ne vendin e dyte te renditjes.

Por gara nga java ne jave po vjen duke u forcuar sepse me se shumti rivalet e Beselidhjes po luajne edhe “jashte fushe”. Kjo eshte akuza qe vjen nga kampi lezhjan, pikerisht nga trajneri i kesaj skuadre, i mirenjohuri Dritan Smajli.

Ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” ai do te shprehej: “Gara sivjet ne grupin tone eshte shume e forte sepse perveç Beselidhjes pretendente jane edhe Valbona, Iliria dhe Sopoti. A do jemi ne ne kategorine e pare? Kjo mbetet per t’u pare.

Ne jemi ndertuar per te arritur kete objektiv, perpos veshtiresive. Uroj te luhet sa me shume brenda fushes qe ne fund te ngjitet ne kategorine e pare ajo skuader qe e meriton dhe besoj deri tani e meritojme ne per çfare kemi dhene brenda fushes se lojes”.

Smajli e thekson shprehjen “brenda fushes” sepse deshiron te nenkuptoje diçka tjeter dhe i pyetur nese po luhet edhe “jashte fushe”, ai do te shtonte: “Patjeter qe po, sepse jetojme ne Shqiperi dhe çdo gje merret vesh”./SHKODRA-SPORT.COM/