Futbolli turk ishte nga të fundit në Europë, që “uli qepenat” dhe një nga të parët, që planifikoi rinisjen, duke vendosur datën 12 qershor për vazhdimin e kampionatit dhe Kupës.

Planet e Federatës janë vënë në dyshim të madh ditën e sotme për shkak të një precedenti në klubin e Beshiktash. Të gjithë po i nënshtrohen analizave dhe është zbuluar se plot tetë anëtarë të klubit nga Stambolli janë të infektuar me Covid-19.

Nuk bëhet e ditur nëse janë të gjithë futbollistë apo pjesëtarë të stafit teknik të klubit. Ky lajm ka vënë në alarm të madh autoritetet turke, që pritet të rishikojnë vendimin e rikthimit më datë 13 qershor në fushë. Ditën e djeshme u raportuan raste të reja edhe në një nga klubet e ligës së dytë turke, kampionat ku aktivizohen disa nga futbollistët shqiptarë si Çikalleshi apo Selmani e Domgjoni.

Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marë qeveria në bashkëpunim me federatën turke të futbollit, pas publikimit të këtyre rasteve.

Në rast se shumica e tyre janë lojtarë mund të kemi edhe një vendim drastik për futbollin në vendin ballkanas, që në fakt e ka menaxhaur shumë më mirë se shtetet e tjera të përmasave të tilla. Në Turqi janë prekur nga virusi 143 mijë persona dhe më pak se 4 mijë prej tyre kanë humbur jetën. /vipsport/