Pasditja e sotme ka dhuruar shume emocione per ekipin e Vllaznise, pikerisht ne banketin e shtruar enkas per ta nga bar restorant “Kulla e Inglizit”.
Por supriza e madhe e ketij banketi nuk ka qene kengetari i mirenjohur Adnan Bala me kenget e tij, ku nuk ka munguar herepashere edhe kenga e Vllaznise.
Ajo qe ka habitur te gjithe ishte momenti kur sponsori Alban Xhaferi ka marre mikrofonin dhe ka kenduar disa kenge njera pas tjetres duke treguar se perpos biznesit dhe sportit, nje pasion te madh ka edhe muziken.
Por jo vetem kaq. Nje tjeter surprize ka qene sulmuesi Haris Dilaver. Ai ka marre mikrofonin dhe ka kenduar ne menyre te mrekullueshme disa kenge boshnjake, duke marre edhe shume duatrokitje nga shoket e ekipit dhe pjestaret e stafit teknik.
Autori i golit te fitores ndaj Partizanit dhe sulmuesi kryesor i kuqebluve ka kenduar po aq bukur sa luan edhe ne fushen e lojes. Nje atmosfere vertete e kendshme e cila i ka shkeputur futbollistet per dy ore nga puna e tyre duke kaluar momente te bukura./SHKODRA-SPORT.COM/