Në Shkodër dhe jo vetëm, sot të gjithë kanë qenë të shokuar. Lajmi i ndarjes nga jeta i vajzës 17 vjeçare të përgjegjësit të sportit në Bashkinë Shkodër Alban Neziri, ka krijuar një keqardhje të madhe tek të gjithë.
Ndërkohë pas Klubit të Futbollit Vllaznia, ka shprehur ngushëllimet e saj edhe Bashkia Shkodër dhe atyre u është bashkangjitur edhe ekipi i futbollit të femrave të Vllaznisë.
Vesa ne fakt ka qene edhe mike dhe tifoze e ketij ekipi dhe sigurisht qe keqardhja eshte edhe me e madhe. KFF Vllaznia shkruan në faqen e saj
“KFF Vllaznia i shpreh ngushellimet drejtorit teknik te akademise se futbollit Vllaznia, Alban Hasani ( Neziri) dhe familjes se tij per humbjen e parakohshme te vajzes se tyre, Veses.
Nuk ka fjale per te shprehur dhimbjen per humbjen e mikeshes dhe tifozes tone te dashur. Shpirti i saj u prehte ne paqe! Ngushellime me te perzemerta per familjen dhe te gjithe te afermit e Veses!”