Sfida e se dieles ne Rrogozhine ne mes Kukesit dhe Vllaznise pritet me shume interes ne te dy kampet. Shkodranet pas fitores me Dinamon, duan te marrin nje tjeter trepikesh dhe te vazhdojne rrugen e tyre drejt kreut.
Por nga ana tjeter, edhe kukesianet, pavaresisht ndonje oshilacioni te treguar gjate rruges, kane treguar se dine te luajne bukur futboll dhe do te kerkojne edhe ata fitoren.
Ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport”, ish- futbollisti i Vllaznise Albert Kaçi, duke analizuar situaten qe po kalojne te dy ekipet, vlereson se kuqeblute kane me shume shanse per fitore.
“Mendoj se do te jete nje ndeshje shume e veshtire, por ne fund Vllaznia do t’ia dale te fitoje serish edhe ndaj Kukesit. Vertete ky i fundit ben futboll te bukur, por perderisa ne javet e fundit u fol edhe per largimin e trajnerit, kjo do te thote se situata tek kjo skuader nuk eshte e qete.
Megjithate Vllaznia duhet te rregulloje se pari punet e veta, te korigjoje diçka ne repartin e mbrojtjes dhe duke luajtur ne bllok dhe duke shfrytezuar aftesite e lojtareve te repartit ofensiv, mund t’ia dale te marre nje tjeter trepikesh”- eshte shprehur ish- futbollisti i Vllaznise.