Vllaznia e volejbollit të femrave në sezonin e ri do të pësojë shumë ndryshime. Në krye të saj tashmë ka ardhur si trajnere e mirënjohura Nora Deda, që do të ketë ndihmën e Ardian Dodanit në pankinë. Por risitë nuk ndalen këtu. Pjesë e skuadrës do të jetë edhe volejbollistja e njohur shkodrane Xhesika Kaçi.

Pas tre vitesh në kryeqytet, ajo rikthehet tek skuadra ku u bë e njohur dhe premton të bëjë më të mirën për të. Rikthimin te Vllaznia, e ka bërë të ditur ekskluzivisht vetë lojtarja në një intervistë të dhënë për gazetën tonë teksa deklaron që pikërisht sot ka arritur akordin me drejtuesit e Vllaznisë. Për më tepër lexoni prononcimin e dhënë:


– Xhesika përshëndetje. Ju kemi parë të angazhuar gjithë këtë verë me turnetë e beach-volley. Si kanë shkuar gjërat për ty?

Po, këtë vit jam angazhuar më shumë në beach-volley. Në turneun e zhvillua Velipojë kemi zënë vendin e dytë me miken time Antoneta Molla.

Ndërsa në Permet fitova vendin e parë ku ishim një profesionist e tre amatorë. Ishin eksperienca të veçanta, pasi dhe në Velipojë dhe në Përmet fitova një publik të gjerë që më mbështetën. Është kënaqësi të fitosh, por një fitore e plotë është kur publiku bëhet me ty. Në Përmet kanë qenë të ftuar 8 volejbollistë, 4 nga Kosova dhe 4 nga Shqipëria.


– Tani gati për sezonin e ri të volejbollit shqiptar. Si e pret Xhesika Kaçi atë?

Ky sezon do jetë ndryshe per mua. Po jua them në mënyrë ekskluzive ju për gazetën “Shkodra Sport”: Kam zgjedhur të luaj për qytetin tim, pas tre viteve. Falenderoj të gjithë që kanë ndikuar në zgjedhjen time dhe ofruan mbështetjen e tyre maksimale. Do e nisim me Kupën e Federatës, ku do e marrim me qetëesi çdo gjë. Nuk presim të suprizojmë që në fillim. Pas kupës, nis dhe kampionati që besoj se çdo ditë e më shumë do japim më të mirën tonë. Mendoj se Vllaznia këtë vit do shfaq më tepër emocione dhe është ndjesi tjetër të luash për Shkodrën.


– E lumtur që rikthehesh te Vllaznia?

Rikthimi im është pritur me entuziasëm, gjë që më ka bërë mua të ndjehem shumë mirë. Nuk është pyetje për një shkodrane sesi është të luash me Vllazninë. Ku kvtu çdo person e peshon fanellen, jo më të jesh sportist.


– Trajnere do jetë një emër i shquar si Nora Deda. Sa ju motivon kjo gja?

Profe Nora është një emvr i mirëdëgjuar në të gjithë Shqiperinë. Jemi njohur pasi jetojmë afër, por jo në raportin tranjer-sportist. Jam shumë kurioze sesi është në rolin e trajneres dhe kam dashur gjithmonë të kem atë raport me të. Nuk kam fjalë të shtoj për vlerat e kontributet e saj qv di t’i bëjë më së miri.

– Vllaznia ka një grup lojtaresh të reja e të talentuara. Deri ku mund të shkojë ajo me objektivat e saj?

Kupën e Federatës do e marrim me qetësi. Ndërsa në kampionat, Vllaznia nuk do mungojë në play-off.


– Së fundi, mendoni që do të jetë ky sezoni më i mirë i deritanishëm për ju personalisht?

Mbetet për t’u shikuar, por i siguroj të gjithë se maksimumi im nuk do të mungojë në ekip.
Intervistoi: Gjergj KOLA