Klubi i PSG ka katër javë kohë, ose më saktësisht deri në fund të merkatos së janarit, për të sigruar 75 milionë euro të ardhura. Në të kundërt do të përballet me sanksione të rënda nga UEFA. Sipas RMC Sport, kjo është zgjidhja e vetme që u ka mbetur parisienëve. Kjo për të mos rrezikuar që ndeshjet e Ligës së Kampioneve të këtij sezoni dhe ndoshta edhe të atij pasardhës, të jenë të detyruar t’i luajnë pa yjet që afruan gjatë verës duke shkelur rregullat e Fair Play Financiar të vendosura nga UEFA.

Për të siguruar këto 75 milionë euro, që do të çonin bilancin e klubit në parametrat e kërkuar, PSG ka nxjerrë në shitje një numër të madh lojtarësh, mes të cilëve Di Maria, Lukas Moura e Pastore. /vipsport.al/