David Beckham nuk do t’i mbarojnë paratë në vitin 2018 – pasi ka fituar 29 milionë sterlina nga perandoria e tij e biznesit. Ish-ylli i Manchester United dhe Anglisë ka fituar pothuajse 40,000 sterlina në ditë gjatë dy viteve të fundit, nga komercializimi i “markës” së tij. Dokumentet e paraqitura në Kompaninë e Shtëpisë së Tregtisë “DB Ventures Limited” tregojnë se ai fitoi një shumë parash prej 18.75 milionë sterlina në vitin 2017.

Tashmë ai ka futur në xhep 10.2 milionë dollarë duke i çuar të ardhurat e tij për 2017 deri në 29 milionë sterlina.

“DB Ventures” merr para nga licencimi dhe forma të tjera të komercializimit të markës “David Beckham”. Beckham, 42 vjeç, ka marrëveshje fitimprurëse me një numër të madh të markave globale – duke fituar aq shumë para sa futbollistët më të paguar të Premier League. Ai ishte i përfshirë në zhvillimin e Haig Clubman-it, një lloj i ri uiski dhe u shfaq në një fushatë reklamuese televizive. Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham ka disa linja që vijnë zinxhir nga H&M, “Moderne Essentials Selected nga David Beckham” dhe “David Beckham Bodywear”.Teksa ai ishte edhe fytyra e reklamimit të këpucëve klasike “Predator” nga “Adidas”.

Në tetor, “The Sun” tregoi se si Beckham fiton 35,000 sterlina në ditë nga kompania e tij tjetër “Footwork Productions”. Vitin e kaluar ai mori shumë prej 12.7 milionë dollarësh nga kompania e tij e të drejtave të imazhit.Beckham, aktualisht ndodhet për pushime në Miami me gruan e tij Victoria, 43 vjeç dhe fëmijët e tyre Brooklyn 18 vjeç, Romeo 15, Cruz 12 dhe Harper, që kanë një pasuri personale prej 165 milionë sterlina. Familja kaloi Krishtlindjet në rezidencën e tyre prej 6 milionë sterlinash në Cotswolds.EDS