Thursday, July 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREÇiklisti i Vllaznisë Kristel Sota shpallet nënkampion i Shqipërisë në kampionatin kombëtar...

Çiklisti i Vllaznisë Kristel Sota shpallet nënkampion i Shqipërisë në kampionatin kombëtar të mountain bike

Çiklisti i Vllaznisë Kristel Sota ka bërë një paraqitje të mirë në garat e kampionatit kombëtar të mountain bike të zhvilluara së fundi nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ai ka rivalizuar fort deri në fund dhe si rrjedhojë është renditur në vendin e dytë duke u shpallur nënkampion i Shqipërisë.

Sota është një çiklist me shumë përvojë dhe në çdo garë ku ai merr pjesë, arrin të tregojë vlerat e tij. Këtë herë konkurrencën e ka patur me çiklistin e Tiranës Olsion Veliaj i cili është treguar pak më i shpejtë dhe si rrjedhojë ka zënë vendin e parë.

Megjithatë edhe vendi i dytë përbën sukses për çiklistin e Vllaznisë. Trajneri Leonat Kola e ka vlerësuar së tepërmi paraqitjen e Sotës në këto gara dhe padyshim që ka folur me superlativa për prezantimin e bërë prej tij.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments