Në “natën e boksit” më 8 shkurt në Tiranë, ndër sfidat e tjera që do të zhvillohen në sallën “Feti Borova” do të jetë edhe ajo e peshës +91 kg në mes boksierit shkodran Albert Kapaj dhe atij tiranas Donald Paluca.

Ky i fundit kohët e fundit është stërvitur jashtë vendit dhe gëzon një formë të mirë sportive por kjo nuk “e tremb” 20 vjeçarin shkodran. Në garat e kampionatit kombëtar Kapaj humbi me pikë ndaj kolegut të tij të Vllaznisë Nelson Hysa megjithatë tregoi një formë shumë të mirë sportive.

Ajo humbje nuk ia uli dëshirën për t’u stërvitur, përkundrazi Kapaj ka vazhduar atë me shumë intensitet dhe javën tjetër do të kërkojë fitoren ndaj kundërshtarit në aktivitetin shumë të rëndësishëm dhe të veçantë që do të organizojë shoqata “PromoSport”.
© shkodrasport.com