Juventusi e nis javën e parë pas pushimeve për shkak të Ligës së Kombeve, në shtëpi në një takim të lehtë në letër ndaj SPAL-it.

Në prag të këtij takimi, tekniku i bardhezinjve Masimiliano Alegri ka folur për mediat duke u shprehur se ndeshja nuk është e lehtë siç konsiderohet, ndërkohë që ka konfirmuar dhe disa ndryshime në formacion dhe ka folur për mundësinë që Ronaldo mund të lihet jashtë garës për “Topin e Artë”.

“Nuk di asgjë në lidhje me lënien e Ronaldos jashtë, por me gjërat që ai ka bërë në futboll, natyrisht që e meriton Topin e Artë. Dibala erdhi në skuadër ditën e enjte dhe me shumë mundësi do ta nisë nga stoli. Mandzukiç dhe Ronaldo do të luajnë dhe kjo është e sigurt. Për të tjerët do të shoh pasi kam pak alternativa.

Porta? Në nivelin teknik janë dy portierë të nivelit të lartë, por nesër luan Perin sepse Shezni ka luajtur shumë ndeshje dhe po bën gjithashtu një përmirësim.

Vitin e kaluar nëse nuk gaboj, ai luajti 20 ndeshje dhe me Romën luajti vetëm në ligë, kështu që ai duhet të gjejë forcën për të luajtur çdo tre ditë”, u shpreh Alegri mes të tjerash. /VipSport/