Tek Vllaznia nuk ka gjetur hapesirat e duhura per te treguar vlerat e tij deri me tani. Mbrojtesi maqedonas Aleksandar Ristevski deri me tani eshte aktivizuar ne 3 ndeshje (vetem si rezerve) dhe ne total ka luajtur gjithsej 57 minuta. Ai padyshim qe kerkon me shume vemendje nga ana e stafit teknik por gjerat kane shkuar mire ne mbrojtje dhe per rrjedhoje, per te nuk ka patur vend deri tani.

Megjithate nese ka ndonje gje tjeter per te cilen Ristevski mund te dallohet mbi te tjeret eshte se ai mund te jete lojtari qe e njeh me mire rregulloren e futbollit se çdo futbollist tjeter i Superliges shqiptare.

Arsyeja eshte e tille: Ai eshte martuar ne korrikun e ketij viti me nje arbitre futbolli. Dhe jo me nje arbitre dosido por me nje arbitre te FIFA-s, Irena Velevackoska Ristevski. Kjo e fundit mban stemen e FIFA-s qe nga viti 2014.

Ne fakt ndodh rralle qe te kete nje martese te tille qe nje futbollist te marre per grua nje arbitre dhe jo me kot, nje nga mediat maqedonase pak kohe para marteses se ketij çifti, “e keshillonte” Irenen qe te kursente kartonin e verdhe per Aleksandrin sepse e kishte zakon ta nxirrte pak si shpesh ne fushat e gjelbra.
www.shkodrasport.com