Shkodra dhe Shqiperia jane bere prej vitesh vater e shume te huaj. Dikush vjen per te luajtur futboll, te tjere per te bere arte apo tregti dhe ne fakt numri i tyre rritet nga viti ne vit.

Te shumte jane ata qe kane ardhur edhe nga Brazili i larget. Amerikanolatinet e shohin vendin tone si nje mundesi te mire per te punuar e jetuar dhe fotoja e ketij shkrimi e ilustron me se miri ate.

Ne kete foto jane bere sebashku tre futbollistet aktuale te Vllaznise, Hygor, Emerson dhe Wenderson e perpos tyre eshte edhe nje muzikant- Danieli i cili edhe ai ndodhet ne keto momente ne Shkoder.

Ata jane bashkuar nje mbremje ne shtepine e njerit prej futbollisteve te Vllaznise dhe kane postuar foton e meposhtme ne instastory ku shkruajne: “Me shume mundesi te gjitha brazilianet qe ndodhen ne Shkoder, ne nje foto sebashku”.

Shkodra dhe Shqiperia duket se u pelqejne shume atyre. Hygor ka marre me vete edhe bashkeshorten dhe djalin e tij, muzikanti Daniel ndodhet edhe ai me bashkeshorten dhe me siguri qe edhe Emerson dhe Wenderson do te sjellin ketu edhe ate familjaret e tyre.
wwww.shkodrasport.com