Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAleksi: Bëhet dramë kur një kampion ka shumë ndeshje pa fitore

Aleksi: Bëhet dramë kur një kampion ka shumë ndeshje pa fitore

Kapiteni I Egnatias, Albano Aleksi, ka vlerësuar fitoren ndaj Flamurtarit si një rrjedhojë e punës që ka në klub ku është ndjerë shumë pak trysnia e mungesës së rezultateve në startin e vitit.

“Normalisht kur një ekip kampion ka shumë ndeshje pa fitore, normalisht do bëhet pak dramë. Por te ekipi ynë nuk ka presion si nga presidenca e deri te stafi e lojtari më i vogël. Rëndësi ka që kemi punuar qetë, të gjithë e kanë parë që ne kemi luajtur futboll. E dinim që pak a shumë rezultatet do të vinin dhe për këtë arsye nuk jemi bërë nervozë dhe nuk kemi pasur stres, edhe pse nuk kishim fitore në ndeshjet e mëparshme.

Tetova ka një gjë të mirë, unë kam punuar me shumë trajnerë dhe ai u jep një besim lojtarëve që nuk e kam parë në asnjë ekip tjetër. Ai të imponon që të mbash topin edhe me lojtar pas shpine, edhe duke e humbur topin. Ai kërkon të luash topin ku e kërkon ai. Për lojtarët me eksperiencë është e thjeshtë të përshtaten me manovrën e tij, është pak më e vështirë me lojtarët e rinj. Por me kaq vite që ka te Egnatia, është shumë e thjeshtë që të përshtatesh me taktikat e trajnerit.

Patjetër që taktikat e shumta të bëjnë konfuz, por ne ishim përgatitur se ne e dinim që edhe në ndeshjen parë që na mundi Flamurtari në Rrogozhinë, se luan një kundër një. Këtë ndeshje e kishim përgatitur që të lëviznim sa më shumë e kërkonim sa më shumë hapësirë në thellësi, sidomos me Bakajoko e dy krahët. Se me tërheqjen time e të Fernandos, si dhe me futjen e Fangaj nga brenda, krijonim sa  më shumë lojtarë afër zonës tonë që ata të vinin një kundër një në presing. Kurse skema tjetër, me dy mbrojtësit dhe portierin është skema që kemi përdorur me Dinamon që fituam 2-1, te goli i parë nëse ju kujtohet. E kanë kuptuar? E rëndësishme është që prapë kanë frikë të na vijnë në presing.

Më pak protesta? E vërtetë dhe normalisht e kam kuptuar edhe vetë, edhe në moshë nuk jemi më të rinj sepse eksperienca nuk më lejon të bëj këto gjëra. Ndonjëherë protestoj edhe unë me gjyqtarët. Ne duam vetëm të mos na hahet haku dhe çdo gjë është ok”, tha Aleksi për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments