Përveç se privilegj, mbajtja e titullit portieri më i shtrenjtë i vitit është edhe përgjegjësi e madhe, një “barrë e rëndë” mbi shpatullat e portierit të Liverpool, Alisson Becker.

Portieri u shit nga Roma për një shifër të kripur, 84 milionë dollar, çmim që ka rritur pritshmëritë drejt perfektes.

Dhe sigurisht deri tani, braziliani po ja shpërblen Jurgen Klopp besimin, duke ndihmuar Liverpool-in që në këtë fillim sezoni të shfaqen si “të pathyeshëm.”

Alisson ka thënë për gazetarët para se ti bashkohej kombëtares për ndeshjet e radhës se:

“Unë erdha këto me një çmim të lartë dhe disa prisnin që unë të isha perfekt, nuk është e lehtë por po përpiqem.”

“Është herët që të them se jam i kënaqur me mënyrë si po luaj, por po punoj që të jem perfekt, po punoj të përmirësohem. Jam shumë shumë i lumtur në Premier League. Po punoj fort që Liverpool-i të arrijë objektivat dhe sigurisht edhe kombëtaren braziliane.”

“Premier League ka intensitet, duhet të jesh i përqendruar gjatë gjithë kohës. Gjëja e rëndësishme këtu është përqendrimi, fokusi dhe mentaliteti i fortë.”/telesport/