Skuadra e Ilirisë e ka nisur mbarë sezonin e ri futbollstik. Fitorja me rezultatin e thellë 6-0, e arritur para sportdashësve të saj ndaj Naftëtarit për javën e parë, është tregues që skuadra fushë-krujase është pretendentja kryesore e grupit A për të kaluar në kategorinë e parë.

Ilvi Allamani, me tre golat e shënuar, shprehet se skuadra ndaj Naftëtarit, ka zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura gjatë këtyre viteve.

“Ishim superiorë nga fillimi deri në fund. Shënimi i shpejtë i golit të parë, na çliroi psikologjikisht. Vetë rezultati i ndeshjes tregon qartë për lojën që zhvilluam. Shënimin e tre golave ia dedikoj familjes dhe sportdashësve fushë krujas, që na përkrahin në çdo ndeshje”- shprehet për gazetën “Shkodra Sport, Ilvi Allamani, që me skuadrën e Ilirisë është një nga futbollistët që ka debutuar në moshën më të re, vetëm 16 vjeç.

Në fundjavë skuadra e Ilirisë do të ndeshet në transfertë ndaj Murlanit dhe për 20 vjecarin, Allamani, skuadra është përgatitur për të marrë maksimumin e pikëve.
Nderim GOCI