Dita e sotme është e veçantë për një emër të njohur të boksit shkodran dhe atij shqiptar. Ish- kampioni i Vllaznisë Oltion Kraja feston 42 vjetorin e lindjes dhe padyshim që këtë ditë ai do të mundohet ta kalojë sa më mirë me njerëzit e tij të zemrës.

Oltion Kraja ka lindur ne Shkoder me 3 maj 1981 dhe është një emër i njohur në këtë sport sepse ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e ekipit të Vllaznisë për vite me rradhë, duke ndihmuar jo vetëm në fitimin e titujve dhe kupave për ekipin, por jo të pakta janë edhe sukseset e tij personale.

Ndërkohë prej pese vitesh Olti ka nisur rrugëtimin e tij si arbitër sepse nuk mund të ndahet kollaj nga sporti i boksit, të cilit i kushtoi rininë e tij.

Edhe këtu ka krijuar profilin e një arbitri shumë serioz dhe korrekt dhe padyshim që sporti shqiptar ka nevojë për të tilla figura.

Gazeta “Shkodra Sport” gjen rastin t’i uroj edhe 100 vite të tjera këtij kampioni në ring dhe kampioni si njeri. Gëzuar Olti!
Gjergj KOLA