Saturday, February 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot dita për të kujtuar ish- futbollistin e Vllaznisë Millan Vaso...

ALMANAK/ Sot dita për të kujtuar ish- futbollistin e Vllaznisë Millan Vaso në 75 vjetorin e lindjes së tij

Shkruar nga Gjergj KOLA

Në historinë e futbollit shkodran janë të shumtë ata që kanë lënë gjurmë me kontributin e tyre. Por përvesçse me Vllazninë ka futbollistë që kanë kontribuar edhe me ekipe të tjera të kampionatit shqipta, por edhe me kombëtaren kuqezi. Njëri prej tyre është pikërisht Millan Vaso.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse data 28 shkurt përkon me atë të lindjes së tij. Pikërisht në vitin 1951 dhe si rrjedhojë sot duhej të ishim duke festuar përvjetorin e 75-të të lindjes së tij por për fat të keq ai prej shumë vitesh nuk është më mes nesh.

Millan Vaso ka lindur në Vrakë në një familje sportistësh ku spikasin i vëllai Dushani, një emër i njohur i mundjes dhe Millojka, ish- volejbollistja e Vllaznisë. Ai do të angazhohej me futbollin dhe në vitin 1969 kalon tek ekipi i parë i Vllaznisë. Do të luante me të edhe në sezonin 1971-72 duke u shpallur kampion dhe fitues i Kupës së Republikës.

Një vit më vonë nis shërbimin ushtarak dhe i bashkohet Partizanit ku do të shpallej sërish kampion, por ndërkohë do të grumbullohej edhe në kombëtaren shqiptare dukee luajtur 3 ndeshje me fanellën kuqezi.

Do të vazhdonte të luante futboll edhe disa vite dhe pas mbylljes së karrierës do të niste punë si trajner, fillimisht si trajner moshash dhe më pas do të merrte drejtimin e ekipit të parë të Tërbunit të Pukës në fillimin e viteve ’80 ku shquhet për një punë të mirë.

Pas viteve ’90 ndërkohë do të shfaqej sërish pranë futbollit, por këtë herë si president i KF Shkodra për disa kohë. Pasionin për futbollin, Millani e transmetoi edhe tek i biri- Erogeni, i cili arriti të luante deri me ekipin e parë të Vllaznisë.

Për të gjithë këtë kontribut, Presidenti i Republikës e ka nderuar Millan Vason në janar të vitit 2022 me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Është ndarë nga jeta më 8 mars 2006.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments