Dinamo ka zgjedhur se kush do ta mbajë shiritin e kapitenit në edicionin 2022-2023 në Kategorinë e Parë. Shiriti i kapitenit i është besuar një ish-futbollisti të Vllaznisë, siç është Eni Imami.

Qendërmbrojtësi, i cili e ka mbajtur shiritin edhe në Superiore, do të jetë kapiteni i ri dhe lideri i Dinamos në Kategorinë e Parë. Kujtojmë se, për një sezon Eni Imami ishte pjesë edhe e Vllaznisë.

Me shkodranët, Imami luajti 25-ndeshje, teksa arriti të shënojë edhe një gol me kokë në ndeshjen ndaj Bylisit. Ne sezonin e kaluar pati jo pak probleme tek Dinamo, teksa ne fund te sezonit perfundoi per t’u stervitur tek ekipi U21.

Megjithate duket se ditet e veshtira tashme kane kaluar per te dhe me ardhjen e trajnerit Dede ne krye te skuadres i ka dhene me shume besim dhe jo me kot e ka graduar edhe kapiten.

Kuptohet qe ai e meriton kete gje, per vete pervojen e madhe qe ka ne futbollin shqiptar por edhe lidhjet e vjetra qe ka me ekipin e Dinamos, te cilin tashme e ka per detyre qe bashke me shoket e ekipit ta riktheje ne Superlige.
Maringlen ZHIVANI