Ka ndodhur ndryshimi i stolit mes Artan Karapicit dhe Kristi Vangjelit. Korçari është larguar përfundimisht nga Tirana, duke lënë punën si trajneri i dytë dhe trajneri i 15-vjeçarëve.
Menjëherë ka dalë në stërvitje Artan Karapici, i cili ka qenë në ndihmësi i trajnerit të parë. Për Shehin, Karapici është njohje e vjetër. Janë të dy nga Durrësi dhe kanë luajtur bashkë. Karapici është ndihmësi i radhës i Shehit, pas Tetovës, Fagut dhe Vangjelit.
Karapici është një lojtar i njohur i Superiores. Ai ka luajtur me Erzenin, Vllazninë, Besën, Partizanin, Kamzën, Kastriotin, Adriatikun dhe Tërbunin me të cilin ka mbyllur futbollin.
Ai ka qene nje nga mesfushoret me te njohur te kampionatit shqiptar nderkohe qe prej kohësh Karapici është trajner moshash në disa skuadra shqiptare. Tani nderkohe do te nise pune te skuadra kampione dhe padyshim qe kjo eshte arritje per te.