Kur flasim per atletiken shkodrane, kuptohet qe emrat e saj jane te medhenj duke filluar nga ato te paret qe kane nisur te shkruajne historine e ketij sporti dhe deri tek Franko Burraj, kampioni dhe rekordmeni i padiskutueshem i viteve te fundit.

Ndersa kur flasim per trajneret, kuptohet qe vemendja nis te fokusohet mbi te gjithe tek Feti Dizdari, trajneri qe e nxorri ekipin e femrave te Vllaznise 15 vjet rresht kampion. Per te permendur pastaj edhe emra te tjere si Hysni Bebeziqi, Syrri Hoti, Gezim Mema, Vildan Tufi, Isak Bala etj.

Por sot do te ndalemi tek nje emer qe ndoshta per shumekend nuk kujton gje, por ne realitet do te thote shume per atletiken shkodrane dhe ate shqiptare. E kemi fjalen per Albert Marashin, kryetrajnerin e ekipit te atletikes se Vllaznise. Po ndalemi tek ky personazh sepse dita e sotme perkon me ditelindjen e tij, ai feston 42 vjetorin e lindjes dhe me kete rast ne emer te gazetes “Shkodra Sport” i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur ne Shkoder me 3 korrik 1981 dhe ne rinine e tij merret me atletike teksa shquhet menjehere per talentin e tij dhe eshte kampion ne garat e shpejtesise. Kryen njekohesisht edhe studimet e larta ne Insitutin e Kultures Fizike “Vojo Kushi” ne Tirane dhe rikthehet ne Shkoder ku perpos marrjes me atletike, do t’i besohej per disa vite edhe ai i inspektorit prane Sportklub Vllaznia.

Sukseset ne sport do te vijonin edhe me tej derisa nje dite, ish- shefi i klubit Vllaznia Gezim Mema vendos t’i besoje atij detyren e kryetrajnerit te atletikes se Vllaznise, detyre qe e ben me mjaft sukses edhe sot e kesaj dite.

Dhe gjate ketyre viteve qe atletika drejtohet prej tij, arritjet kane qene te jashtezakonshme. Mjafton te permendim fakti se qe nga viti 2009 dhe deri ne vitin 2023, pra per 15 vite rresht, Vllaznia ne atletike ka fituar 14 tituj kampion, 14 Kupa te Shqiperise dhe po ashtu edhe 14 tituj kampion me ekipin e te rinjve.

Nje dominim absolut i Vllaznise se drejtuar prej tij, por edhe me kontributin e trajnereve te tjere, sepse vete Marashi ne çdo dalje publike, suksesin gjithmone ka tentuar ta ndaje me te tjeret.

Mbase ata qe nuk ia kane shume idene sportit te sotem, mund te thone se eshte e lehte te shpallesh kampione e t’i fitosh keto trofe sepse nuk ka konkurrence. Ne fakt, sot eshte shume here me e veshtire per te patur keto suksese se para viteve ’90 sepse veshtiresite jane 1 mije here me te medha.

Sportiste qe largohen çdo dite, probleme financiare te pafundme, kushte stervitore jashte çdo parametri per vite me rradhe megjithate Albert Marashi ka ditur t’i mbaje afer trajneret dhe sportistet dhe te vazhdojne punen. Per te fituar trofe dhe per te nxjerre kampione dhe rekordmene.

Protagonisti i ketij shkrimi ne fakt nuk eshte protagonist ne publik sepse asnjehere nuk ka deshire te marre merita ndonese i meriton ato per gjithçka ka bere dhe vazhdon te beje per kete sport. Eshte vetem 41 vjeç dhe me pasionin qe e karakterizon, padyshim qe do t’i kaloje te gjithe trajneret e meparshem per numrin e trofeve te fituara.

Prandaj ne duhet t’i themi “FALEMINDERIT” ketij njeriu! Ne imagjinaten e gjithesecilit ka vend per “HERONJ” por ne fakt ne sportin shqiptar nje nga keto “HERONJ” eshte edhe Albert Marashi, trajneri i palodhur dhe shume profesionist. Mesuesi i edukimit fizik dhe familjar i rregullt.

Ky eshte profili i njeriut qe duhet te promovojme e te mbeshtesim sepse gjithçka ben, e ben thjesht per pasion sepse ajo çfare çon ne shtepi sa i takon anes financiare, nuk ia vlen as te permendet. Une qe e njoh nga afer dhe qe kam punuar me te, e di mire se Albert Marashi nuk do kishte deshire as t’i shkruanim keto rradhe, por ne fakt ai meriton shume me teper sesa kaq. Edhe 100 profe Albert Marashi!
Gjergj KOLA