Historia e mundjes ne Shkoder eshte bere e lavdishme, sidomos ne vitet ’80, fale sukseseve te jashtezakonshme qe kane arritur ekipi i Vllaznise dhe sportistet e tij. Pjese e ketyre sukseseve padyshim qe ka qene edhe njeri prej emrave te shquar te atyre viteve, Alfred Bardeli.

Ky i fundit sot ka ditelindjen, feston 61 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, ne emer te redaksise se gazetes “Shkodra Sport” dhe te gjithe lexuesve te saj, i urojme ketij kampioni edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur më 3 gusht 1961 në Shkodër dhe është anëtar I ekipit të mundjes së Vllaznisë nga viti 1979 deri në janar të vitit 1991. Ka fituar katër trofe me ekipin e të rinjve, dy tituj kampion me të rinjtë dhe dy Kupa të Republikës, pikërisht në vitet 1979 dhe 1980.Po në vitin 1980 kalon me ekipin e të rriturve nën drejtimin e trajnerit Eljaz Ahmeti.

Me këtë ekip, ka arritur të fitojë edhe 7 tituj ekiporë, pikërisht në vitet 1982, 1983, 1984, 1985, 1987, 1988 dhe 1989. Në gjashtë nga këto tituj, ka qenë protagonist kryesor I ekipit duke I dhuruar vende të para në peshën e tij.Nga muaji mars 1983 është edhe fitues I Kupës së Republikës dhe anëtar I ekipit kombëtar që do merrte pjesë në Kampionatin Europian tëç zhvilluar në Turqi por nuk mori pjesë ndonëse u përgatit për një muaj e gjysëm nga kombëtarja u shpërnda për arsye shtetërore.

-Ka fituar Kupat e Republikës në vitet 1983, 1984, 1985 dhe 1991.

– Ka fituar 6 Kupa te Republikes si pjestar i ekipit te Vllaznise ne vitet 1983, 1984, 1985, 1986, 1988 dhe 1989.

-Fitues I dy medaljeve të arta në Spartakiadën e pestë dhe të gjashtë Kombëtare në vitet 1984 dhe 1989.

-Fitues i Spartakiades se 5-te Kombetare si ekip ne vitin 1984.

-Fitues I tre titujve kampionë individual në vitet 1984, 1989 dhe 1990 duke patur trajner Eljaz Ahmetin në vitin e parë, Isa Vejukën në suksesin e dytë dhe Gjon Lekën në të tretin.

– Ka fituar ne total rreth 30 trofe individuale dhe ekipor, çka e bejne Alfred Bardelin nje nga emrat kryesore te ketij sporti dhe jo vetem ne Shkoder.

-Në vitin 1989, Federata Shqiptare e Mundjes e ka nderuar me titullin “Mjeshtër Sporti”.

– Ne vitin 2018 Bashkia Shkoder i ka arkorduar titullin “Mirenjohja e Qytetit”.

– Ne vitin 2019 shpallet “mundes i shekullit” me rastin e 100 vjetorit te SK Vllaznia.

– Ne vitin 2019 Presidenti i Republikes z. Ilir Meta i ka akorduar titullin “Mjeshter i Madh”.

-Një karrierë kampioni, e nisur me titullin kampion me të rinjtë në vitin 1979 dhe e mbyllur me titullin kampion me të rriturit në vitin 1990 dhe trofeun e Kupës së Republikës në janar të vitit 1991.
Gjergj KOLA