Dita e sotme ka qene e veçante per nje nga emrat me te medhenj te sportit shkodran dhe atij shqiptar. “Nderi i Kombit” Faruk Kalleshi mbush 77 vjeç dhe me kete rast gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Ai ka lindur ne Shkoder me 6 dhjetor 1945. Me 1964, vetem 19 vjeçar Faruk Kalleshi nis shperthimin e pandalshem te tij ne peshengritjen shqiptare duke u shpallur Kampion i vendit e duke vendosur 4 rekordet e para kombetare.

E qe nga ajo kohe, per 21 vjet rresht ai do te jete Kampion i perhershem kombetar e fitues i cdo gare ku mori pjese, fitues titujsh, medaljesh e trofesh te pa funda si edhe i jo pak medaljeve ne aktivitetet nderkombetare ne te cilat perfaqesoi me shume dinjitet Shqiperine.

Eshte 21 here Kampion i Shqiperise, po 21 here Fitues i Kupes se Shqiperise. 5 here fitues i Medaljeve te Arta te Spartakiadave Kombetare te asaj kohe . Ne mbi dy dekada kariere brilante sportive ka vendosur plot 116 rekorde kombetare e ka fituar saktesisht 130 Trofe, Medalje e Dekorata.

E pra nje bilanc qe nuk do te kishte sportist ne bote qe te mos tundohej. Ky ishte ”floriri i vogel”i peshengritjes shqiptare me te cilin historia e sportit tone ka me shume se te drejte te krenohet. Vertet.I thjeshte e fjalepak, pasi fjalet ja kishte lene punes e rrezultateve fantastike te tij qe nuk njihnin kurre moshe.

E te mos harrojme qe ne kohen e tij peshengritja shqiptare kishte emra te shquar e te medhenj kampionesh te tille si Ymer Pampuri, Belinova, Njebza, Bodinaku, Feruni, Shyti etj per tu a lene vendin pak me pas gjigandeve te ketij sporti si Kondo, Hakani, Nikolla, Haxhihyseni, Cenaj , Berisha, Dhima, Bushi, Shabani etj etj.

Por duket se i vogli shkodran Kalleshi kishte lindur per te qene nje Kampion i madh e i pa mposhtur prej askujt per vite e vite me rradhe. Me 1973 do te fitonte titullin me te larte sportiv te vendit “Mjeshter i merituar i Sportit”, nderkohe qe ne periudhen 1972 – 77 do te jete ne pozicionin e sportistit e trajnerit te ekipit simpatik te peshengritjes Vllaznia.

Anetar i ekipit kombetar te Shqiperise per 21 vjet rradhazi e madje nder me te miret e rrezultativet e tij. Do te largohet nga sporti ne moshen 39 vjecare me 1984, pasi kishte arritur e fituar pothuajse gjithcka e mbi te gjitha respektin e admirimin e te gjitheve si sportist e si njeri.

Kalleshi eshte 6 here fitues i se vetmes Ankete sportive shqiptare te asaj periudhe “Sportistet shqiptare me te mire te vitit”. Eshte shpallur gjithashtu peshengritesi shqiptar i shekullit dhe eshte renditur ne vendin e katert ne listen e votuar per 10 sportistet shqiptare te shekullit.

Me 1999 per rrezultatet e arritura Ministria e Kultures Rinise e Sporteve do ti akordoje medaljen Nderi i Sportit Shqiptar, e nje vit me pas Presidenti i vendit i asaj kohe Mejdani do ti jepte titullin Mjeshter i madh i Punese.

Me 2012 Shkodra, qyteti i tij i lindjes e ngjyrat e se ciles perfaqesoi me aq dinjitet e krenari do ta shpallte Qytetar Nderi te saj.Faruk Kalleshi si pak sportiste te Shqiperise mban edhe titullin e larte Kombetar, Nderi i Kombit akorduar nga Presidenti i Republikes Bamir Topi me 2012.

Ai eshte e mbetet pa as me te voglen medyshje nje nga krenarite e sportit kombetar shqiptar te te gjitha koherave ndaj meriton mirenjohjen e respektin e te gjitheve.
Gjergj KOLA