Trajneri i Real Madridit, Çabi Alonso, u shpreh i kënaqur me performancën e Kilië Mbape, i cili shënoi dygolësh në fitoren 4-0 ndaj Valencias.

I pyetur nëse e sheh francezin të arrijë potencialisht 70 gola për Realin në fund të sezonit 2025/26, Alonso tha: “A mund të arrijë Mbape 70 gola? Nuk e di sa, por ai patjetër do të shënojë shumë gola”, tha Alonso.

Trajneri spanjoll foli edhe për penalltinë e humbur nga Vinicius Zhunior, pasi Mbape e lejoi brazilianin të godiste.

“Mbape është gjuajtësi ynë i parë i penalltive, por në fushë, vendimet mund të merren nga futbollistët”, deklaroi Alonso.

Ai ka shënuar tashmë 18 gola këtë sezon në të gjitha garat për Real Madridin duke konfirmuar se po kalon nëpër një formë të mrekullueshme këtë edicion. Me këtë ritëm, francezi pritet të jetë një nga golashënuesit më të mirë në La Liga dhe në të gjitha garat këtë sezon.