Fitorja e mbremshme e Kukesit ndaj Tiranes nuk i ka nder vetem kukesianeve por te gjithe Superliges. Perfshi ketu edhe Vllaznine e cila e ka ngushtuar tashme diferencen ne 7 pike me kreun e renditjes.

Per analistin Apollon Haxhi, Vllaznia duhet te perfitoje nga kjo ndalese e bardhebluve. Ne nje prononcim per “SHKODRA SPORT”, ai eshte shprehur:

“Kjo fitorja e Kukesit duhet shfrytezuar ne maksimum nga Vllaznia, por edhe ekipet e tjera pretendente. Gara per titull tashme eshte rihapur serish sepse diferenca me kreun nuk eshte shume e madhe.

Por Vllaznia nuk duhet te shohe larg. Duhet te jete e fokusuar totalisht tek sfida e se shtunes me Laçin. Ajo duhet ta kete te qarte se kjo skuader nuk eshte Kastrioti.

Laçi aktualisht eshte po paraqitet si nje skuader shume e forte e cila ne 3 ndeshjet e fundit ka marre 7 pike. Kemi te bejme nje skuader te menaxhuar mire dhe si rrjedhoje ndaj saj Vllaznia duhet te beje nje loje te kujdesshme.

Ndoshta duhet rregulluar disi menyra e te luajturit te saj, te mos jete me ajo Vllanzi ultra-ofensive ne fushe, por nje skuader qe te jete e ballancuar ne fushe qe te shfrytezoje pastaj aftesite individuale te sulmuesve te saj per ta zgjidhur ne menyren e duhur kete ndeshje. Vllaznise i duhet kjo fitore”- ka thene Haxhi./SHKODRA-SPORT.COM/