Historia e publicistikes sportive ne Veriun e vendit, prej shume e shume vitesh ka ne gjirin e saj edhe nje emer te njohur, Engjell Gjolajn. Njeriu i cili ka bere rolin e fotografit, radiokronistit por edhe te gazetarit sportiv duke dhene nje kontribut te madh per sportin lezhjan dhe jo vetem.

Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ai feston ditelindjen. Mbush 67 vjeç dhe me kete rast, ne emer te gazetes “Shkodra Sport” dhe lexuesve te saj, i urojme edhe 100 vite te tjera te lumtura bashkepunetorit tone!

Ka lindur me 7 qershor 1956 dhe eshte rritur ne Lezhe, por me origjine eshte nga Malesia e Madhe. Do te dashurohej shume shpejt me sportin, duke qene nje tifoz i zjarrte i Vllaznise qe prej vitit 1970.

Ne vitet ’80 nderkohe me aparatin e tij fotografik do te ishte i pranishem thuajse ne çdo stadium te Shqiperise duke hedhur ne celuloid momentet me te spikatura te ndeshjeve te kampionatit shqiptar dhe emri i tij do te ishte i pranishem çdo jave ne shtypin e shkruar.

Pas viteve ’90 do te bente edhe rolin e radiokronistit per ndeshjet e futbollit qe transmetoheshin nga stadiumi “Beselidhja” i Lezhes, e po ashtu do te bashkepunonte ne rolin e gazetarit me disa media ne vend.

Prej dy dekadash nderkohe tashme jeton ne Itali bashke me familjen e tij, megjithate vazhdon te jete aktiv duke qene nje bashkepunetor i ngushte i gazetes “Shkodra Sport” per pasqyrimin dhe evidentimin e femijeve te emigranteve shqiptare ne kete vend te cilet po spikasin me talentin e tyre ne sporte te ndryshme.
Gjergj KOLA