Shqipëria do të luajë në fund të muajit mars 3 ndeshjet e para të kualifikueseve të Kupës së Botës. Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën, Anglinë dhe San Marinos. I ftuar në emisionin “Zona Gola”, ish lojtari i Kombëtares, Altin Lala është shprehur se Shqipëria e ka detyrim që të arrijë në vend të 3 në këto eleminatore edhe pse ka kundërshtarë të fortë si Polonia, Anglia dhe Hungaria.
“Roshi nuk e luan dot si mbrojtës krahu në skemën 3-5-2. Sa mbaj mend në ndeshjen ndaj Francës sa doli në pozicionin e tij natyral dhe rrezikoi shumë. Hysaj mund të luajë në krahun e majtë, ndërsa Uzuni duhet të luajë në pozicion e tij natyral pasi duhet t’I marrësh maksiumin çdo lojtar që ke.
Për të gjithë lojtarët është e rëndësishme që të kenë formë të mirë me ekipet e tyre. Broja ka bërë shumë mirë të Vitesse, ka shumë besim dhe ka shënuar shumë gola. Kemi bërë volum loje në Nations League, por tani është një histori tjetër.
Shpresoj që në këto ndeshje që kemi tani të shënojmë sa më shumë gol. Do ishte mirë për Brojën që të luante akoma te Vitesse pasi te Chelsea nuk do të ketë shumë hapësira. Vendi i 3-të për Shqipërinë është detyrim, por nëse arrijmë vendin e dytë do të jetë surprizë”.
Rashica? “Rashica tani ka arritur formën siç ka qenë më përpara. Shumë skuadra e kanë ndjekur dhe kanë dashur ta marrin, por ky vit ka qenë pak I vështirë nga covid-19 dhe nga forma e Ëerder. Transferimi te Leverkusen dështoi për pak minuta, ndërsa në fund të sezonit do të ketë ndryshime. Kishte shumë gjasa që Rashica ta kalonte te Milani nëse Ragnic do të firmoste si trajner me kuqezinjtë, por kjo nuk ndodhi dhe Rashica nuk u transferua”. u shpreh Lala./newsport/