Skerdi Bejzade jeton prej vitesh ne Gjermani, aty ku ushtron detyren e trajnerit, megjithate “njerin sy” e ka ende ne Shqiperi teksa ndjek rregullisht kampionatin e futbollit. Sivjet ka bere tifo per Vllaznine, njeren prej skuadrave me te cilat ka luajtur gjate karrieres se tij.

Ne nje interviste te dhene per gazetarin Andi Gjurgjej ai ka rrefyer per “Shkodra Sport” shkaqet qe çuan ne kete renie te skuadres, por ka dhene edhe mendimin e tij si mund te dale Vllaznia nga kjo gjendje.

Ai nder te tjera ka thene se Vllaznia duhet te luaje edhe per t’u treguar edhe njehere tjeter atyre specialisteve qe nuk besuan per asnje moment tek ajo. Sipas tij, skuadra duhet te tregoje karakter dhe futbollistet duhet te japin maksimumin per te mos e çuar dem nje sezon te mire qe kane zhvilluar deri tani.

– Vllaznia ne ndeshjet e fundit ne kampionat nuk po arrin te dale tek rezultatet pozitive. Sipas jush ku po calon aktualisht skuadra shkodrane?

Mendoj se Vllaznia filloi me mungesat qe kishte dhe iu prishen ekulibrat. Deri ne ate moment kane luajtur te njejtet lojtare dhe tranjeri Brdariç dhe zevendesimet qe bente, i ruante deri ne minuten e 80-te. Domethene edhe ato lojtare qe do t’i vinte radha per t’u aktivizuar nje dite siç i erdhi, nuk do ishin gati edhe ashtu ndodhi, plus qe ne merkaton e janarit nuk u be asgje per te afruar lojtare qe do e ndihmonin ekipin, por e kunderta.

Ato lojtar qe erdhen i’u deshen prap po ketyre djemve t’i ndihmojne ato te kapnin formen qe deri tani veç Elom Nyavedji ka qene i gatshem per te ndihmuar ekipin e te tjeret prisnin akoma kohen per te kapur formen.

– Mungesa e rezultateve vjen dhe nga shenimi i paket i golave. Sipas jush, si duhet te dale ekipi nga ky ngerç?

Tani mungesa e shenimeve te golave i bie sulmuesve. Une sic e kam shprehur shum kohe me pare Vllaznia edhe kur bente loje shume stabile mbeshteteshin shume nga mesfusha sepse nuk kishin lojtar goli. Per mua lojtaret qe mund te shenojne aty jane; Hoxhaj edhe Imeri. Me pak fjale kur jane ne dite te mire e nxjerrin vete golin me aftesite e shpejtsine qe kane. Jane lojtare qe luajne shpejt por them se te tjeret nuk i pergjigjen lojes se tyre.

– Jane dhe 12 jave nga perfundimi i sezonit. Cfare duhet te ndreqe trajneri Brdaric ne ndeshjet e mbetura dhe cfare i keshilloni atij?

Tani jane edhe 12 jave dhe cdo gje esht e hapur. Vllaznia ka luajtur gjithmone ne sulm duke bere dhe lojera te mira, por ndeshja fitohet edhe 1-0. Nuk eshte nevoja te sulmohet apo edhe kur je ne barazim mund t’a mbash edhe barazim lojen. I referohem lojes me Laçin ne Shkoder qe mbasi barazuan u nisen prap para dhe m epas e pesuan me kundersulm.

Po keshtu edhe me Bylisin edhe po te mbaronte 1-1 nje pike vlen tek ky kampionat, nje pike aty nje pike ketu do ishin prape te paret. Prandaj nuk mund te besh te njejten loje vec te sulmosh para se nuk je Barcelona.


– Te merkuren Vllaznia arriti te kualifikohej per ne gjysemfinale te Kupes se Shqiperise. Jeni optimist se kjo do kete ndikim pozitiv tek ekipi i Vllaznise?

Normal qe do kete ndikim pozitiv, por fitorja duhet ne kampionat se ne kupe u priste ky kalim i raundit prandaj ndeshja me Kastriotin eshte ndeshja e ktheses. Perballjen me Korabin e pashe. Vllaznia u priste qe do u kualifikonte por prape nuk zhvilloi nje loje bindese.

Mua me pelqeu sulmuesi i Korabit Xhulio Skuka qe me aq sa kam lexuar paska qene ne bisedime per t’u afruar te Vllaznia ne fillim te sezonit, sulmues i shpejte qe besoj po te ishte me Vllaznine do t’i kishte bere shume pune. Persa e perket raundit tjeter te Kupes do kisha preferuar qe Vllaznia te perballet me Teuten, sepse me durrsaket do e kishte patur me te lehte.

– Vllaznia luan neser ndaj Kastriotit ne transferte. Mendoni se ka ardhur koha e duhur qe Vllaznia te rikthehet serish tek fitorja?

Vllaznia neser me Kastriotin i ka mundesite qe te fitoje 3 piket. Mendimi im eshte se Kastrioti maksmumi nje barazim mund te arrije perballe Vllaznise, dhe mbase do tentojne me shume duke pare kete gjendje qe po kalon ekipi, dhe ky do jete shansi i Vllaznise per ta fituar ndeshjen se po luajti Kastrioti per nje pike eshte veshtire ta mundesh se e interpretojne lojen ne ate menyre me vonesa e pak me ndihmen e arbitrit dhe eshte veshtire t’a mundesh brenda fushes se vet prandaj them varet çfare synojne ato ne kete ndeshje.

– Si nje ish-futbollist i ketij ekipi, mendoni se Vllaznia i ka forcat per te patur suksese si ne kampionat dhe kupe?

Une i kam ndjekur pothuajse te gjitha ndeshjet e Vllaznise dhe gjithmone i kisha frike keto qe kaluan ato gjithe kete kohe, domethene i iku forca e grupit filluan percarjet edhe iu prish harmonia se do s’do kur humb fillojne llafet, e ketu fillon nga tranjeri e nga lojtaret qe nuk kane shume pervoje per ta mbajtur kete deri ne fund por prape ndeshje ka boll, i kane shanset per kampion dhe per kupe.

Duhet te luajne per t’ia mbyllur gojen atyre specialistave qe nuk kane besuar nga java e pare e deri tek java e 25-te kur kan qene te paret. Duhet te tregojne karakter e mos ta hedhin mundin kot se kane zhvilluar nje kampionat te bukur dhe t’ia arrijne njerin nga objektivat qe kane vene ne fillim te sezonit.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ