Kristiano Ronaldo kaloi Pelenë me tripletën e shënuar ndaj Kaljarit, ndërkohë që të dielën me Beneventon do t’i mjaftonte një dopietë që të arrinte kuotën e 772 golave në karrierë dhe të barazonte kështu edhe rekordin e legjendës tjetër braziliane, Romario.

Sulmuesi i Juves, shkallën e dytë të golashënuesit më të mirë të historisë së futbollit do ta kapë, edhe sikur të dalë “huq” ndaj Beneventos, pasi karriera e tij duket ende larg përfundimit.

Madje, edhe rekordi absolut i çekosllovakut Biçan prej 805 golash është vënë në shënjestër, duke qenë se nga kjo shifër Ronaldon e ndajnë vetëm 35 gola, teksa ka edhe 1/3-ën e sezonit aktual për ta zvogëluar edhe më shumë disfatën.