Ka luajtur mbi 200 ndeshje me fanellen e Vllaznise dhe pavaresisht se aktualisht po luan me Besen, Alsid Tafili serish njerin sy dhe njerin vesh e ka nga skuadra e tij e zemres, me te cilen e lidhin shume gjera. Ne nje interviste per “Shkodra Sport” mesfushori 33 vjeçar e ka vleresuar si shume pozitiv rikthimin e Vllaznise serish ne vendin e pare ne renditje.

Tafili mendon se Vllaznia duhej te kishte bere me mire ne merkaton e janarit, nderkohe qe ka edhe nje keshille per trajnerin Brdariç qe te riktheje ate menyre loje qe skuadra beri deri ne janar. Per me teper lexoni intervisten e tij dhene per gazeten tone:

-Si e shihni situaten aktuale ne kampionat ku kane mbetur dhe 11 jave nga fundi i saj ? Na jepni nje opinion rreth kesaj?

Situata u kthye serish ne favor te Vllaznise sepse duke fituar me Kastriotin u kthye edhe qetesia ne ekip dhe i jep moral per vazhdimsine. Besoj se Vllaznia do te jete aty deri ne fund duke luftuar per titull. Shpresoj mos t’a penalizojne faktoret e jashtem.


– Vllaznia rimori serish kryesimin pas fitores se fundit me Kastriotin. Sipas jush skuadra shkodrane eshte gati per te pretenduar deri ne ndeshjen e fundit?

Vllaznia ka shume deshire dhe po mundohet te bej me te miren. Ate duhet t’a kuptoje i gjithe qyteti i Shkodres qe edhe ata duan te arrijne rezultate pozitive.

– Ne dy fazat e para Vllaznia udhehoqi kampionatin me 12 pike distance dhe tashme diferenca me rivalet eshte ngushtuar ne vetem 2 pike. Si mendoni, ku ka caluar ky ekip me fillimin e fazes se trete?

Une besoj qe ekipi u fut ne trysni per te marre rezultatet e piket dhe mungesa e lojtareve qe vijne nga stoli nuk ka qene aq cilesore duke perjashtuar disa lojtare, te tjeret nuk e kane ndihmuar aq shume ekipin. Prandaj drejtuesat eshte dashur te bejne dicka me shume ne merkaton e janarit, edhe mund te them qe lojtaret shkodran me pervoje qe kane kontribuar ne vite mund t’a ndihmonin ekipin te kete vazhdimesi.


– Si ish futbollist i ketij ekipi cfare duhet te permiresoje trajneri Brdaric dhe çfare i keshilloni atij per vazhdimesine?

Trajneri per mendimin tim duhet te kerkoje ate ritem loje qe ekipi ka patur ne fillim te kampionatit. Levizshmeria, qetesia, intepretimi i lojes ka ndryshuar mbas janarit per arsye se faza e sulmit nuk eshte aty ku pritej.

– Le te kthehemi paksa ne kohe, ju gjate karrieres tuaj keni provuar te luani me Vllaznine. Si e kujtoni ate periudhe?

Kur luaja me Vllaznine ka patur ndoshta edhe lojtare me cilesore dhe grup te mire por ndoshta s’ka qene kjo mbeshtetja qe i kane dhene kete vit duke i qendruar shume afer skuadres. Çdo minute te luaja per Vllaznine, ishte nje kenaqesi per mua.

– Pervec aktivizimit tuaj me Vllaznine ne te kaluaren keni patur dhe eksperienca te tjera me ekipet e Superliges. Me Vllaznine do mund te konsiderohet nga ju si eksperienca dhe momenti me i bukur?

Eksperienca me Vllaznine ka qene shume e bukur sidomos ne fillimet e mia duke pare se ne skuader ka patur lojtare shkodran qe ishin me te miret e kampionatit dhe mund te mesoje shume prej tyre. Ka qene me e bukura sepse luaja per ate ekip qe doja edhe qe kisha enderruar po per kushtet qe kemi punuar nuk kane qene te duhurat sepse kemi vuajtur per disa gjera.

= Ruani akoma kontakte me miqte tuaj ketu ne Shkoder?

Normal, kontakte kam prape edhe do kem sepse kam shume miq edhe lojtare edhe drejtuesa. Une do jem gjithmone afer ekipit sepse sic thash gjithmone bisedat ne Shkoder jane per futboll e sidomos per Vllaznine.

-Ju aktualisht luani me Besen e Kavajes ne kategorine e pare. Nese ne te ardhmen do i’u ofrohet nje oferte nga Vllaznia do e pranonit at?

Aktualisht po kaloj nje moment shume te mire te ekipi i Beses se Kavajes. Me kane pritur mire dhe ndjehem shume i respektuar. E ardhmja nuk i dihet per te kontribuar per ngjyrat kuq e blu. Nuk do refuzoja edhe po nuk ndodhi si lojtar, do kontribuoj me menyra te tjera per te.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ