Christos Tzolis (Kristo Xholi), është një nga lojtarët me origjinë shqiptare që luan në Greqi me skuadrën e PAOK.

Sulmuesi 19-vjeçar ka lindur në Selanik, babai i tij ka lindur në Sarandë, nëna në Gjirokastër, ndërsa Xholi ka pranuar të përfaqësojë Greqinë në nivel Kombëtaresh.

Këtë sezon me PAOK, sulmuesi ka shënuar 16 gola dhe ka kontribuar me 10 asiste e këto paraqitje të mira nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ekipet “BIG”.

Mediat gjermane bëjnë me dije se Dortmund ka ofruar rreth 15 milionë euro për kartonin e Tzolis (Xholit), në mënyrë që ta ketë në ekip për sezonin tjetër. Një ofertë e madhe për një lojtar shqiptar që ka preferuar të luajë për Greqinë./newsport/