Java e 12-të e kampionatit të moshave ka dhuruar sfidën Vllaznia- Akademia e Futbollit për 19 vjeçarët.

Diferenca prej vetëm tre pikësh në renditje në favor të ekipit shkodran, e bënte interesante këtë përballje.

Natyrisht që të gjithë prisnim që në fushën e “Reshit Rusit” të kishte rivalitet por nuk ka ndodhur kështu. Sapo kanë përfunduar 45 minutat e para të kësaj ndeshje dhe në fakt të gjithë do të habiten me rezultatin e saj.

Vllaznia U-19 e ka fituar këtë pjesë të parë me rezultatin e thellë 5-0! Rezultati është zhbllokuar që në minutën e dytë kur ka shënuar Fikaj ndërsa më pas kanë shënuar edhe Gruda, Qardaku dhe Lisaj dy herë.

Me siguri që edhe pjesa e dytë do të prodhojë të tjerë gola për ekipin shkodran.
© shkodrasport.com