“Ai do vetëm të ketë sukses. Për nga mënyra e lojës, ishte gjithmonë i uritur për të shënuar dhe ishte si… Inzagi”, kështu e kujton Altin Lala atë që sot është duke udhëhequr kampionatin me Vllazninë.

Tomas Brdariç, në 4 vite, 2003-2004 dhe 2005-2008, ka qenë bashkëlojtar me Altin Lalën si kapiten te Hanoveri.

Ish-kapiteni i skuadrës gjermane tregon për “Panorama Sport” mentalitetin e gjermanit, si dhe dorën e tij te kjo skuadër.

Ekskluzivisht për gazetën, Lala zbulon edhe bisedën me shokun e tij para se të mbërrinte në vendin tonë, por edhe objektivat që ai i ka deklaruar sapo erdhi te Vllaznia.

“Jemi shokë, kemi ende komunikim me njëri-tjetrin. Më bëhet qejfi që ka sukses. Si për atë, ashtu edhe për Vllazninë dhe Shkodrën, për vetë traditën dhe tifozërinë që kanë”, është shprehur ndër të tjera ishkapiteni i Hanoverit që rrëfen Brdariçin lojtar dhe njeri, jashtë fushave të lojës.

HANOVER, GERMANY – SEPTEMBER 10: Altin Lala (L) and Thomas Brdaric (R) of Hannover tussels for the ball with Benjamin Kohler of Frankfurt during the Bundesliga match between Hanover 96 and Eintracht Frankfurt at the AWD Arena on September 10, 2005 in Hanover, Germany. (Photo by Friedemann Vogel/Bongarts/Getty Images)