Beselidhja ka shperdoruar nje mundesi te mire per te ruajtur avantazhin prej dy pikesh me Valbonen e vendit te dyte, megjithate vazhdon te mbaje kreun e renditjes, thjesht fale golaverazhit me te mire ne perballjen direkte me te.

Lezhjanet kane pritur sot ne stadiumin e tyre ekipin e Ilirise- nje tjeter pretendente dhe pergjate 90 minutave te kesaj perballje, ka patur shume perpjekje nga te dy ekipet per te shenuar, por nuk ia kane dale.

Si rrjedhoje, gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0 dhe dy ekipet kane ndare nga nje pike duke ruajtur edhe pozitat e tyre aktuale ne tabelen e klasifikimit edhe pas ndeshjeve te javes se 13-te.

Beselidhja eshte ngjitur ne kuoten e 34 pikeve dhe po kaq pike ka edhe Valbona e cila sot fitoi 1-0 ne Puke ndaj Terbunit. Ne vendin e trete nderkohe eshte Iliria me 30 pike.

Duket se gara do te jete shume e forte deri ne fund dhe skuadra e drejtuar nga Dritan Smajli duhet te beje çmos per ta ruajtur vendin e pare, ndonese nuk do ta kete aspak te lehte sepse kundershtaret e tyre po luajne fort, brenda dhe jashte fushe./SHKODRA-SPORT.COM/