Partizani u tërpuar ditën e sotme nga Besëlidhja duke u mundur me rezultatin e pastër 3-0. Skuadra e drejtuar nga Elvis Plori tregoi një lojë mjaft të mirë duke bërë presing gola dhe spektakël. Në fund të ndeshjes trajneri shkodran u shpreh për “Supersport”:

“E interpretuam mirë ndeshjen dhe guxuam ndaj Partizanit që gjithashtu e njihnim mjaft mirë. Është edhe aspekti psikoliogik dhe nuk kishim çfare të humbin dhe provuam gjithçka. Objektivi jonë është Superliga.

Hera e parë që favorizohemi nga terreni e merituam fitoren dhe ketë e treguam në fushë. Tani është e vështirë të parasihkohet për kulifkimi, por jam optimist për të kaluar turin tjetër.

Ne treguam vlerat tona sot në këtë takim. Gjatë gjithë kohës kemi bërë pressing dhe pikët I kemi lënë nga neglizhenca. Kjo është skuardra më e mirë që kam stërvitur. Do të jemi deri në fund serioz pasi këtë e treguam edhe sot në këtë takim”./newsport/