Trajneri i Vllaznise Mirsad Jonuz eshte pare i zhgenjyer ne fundin e ndeshjes se sotme per kupe me Flamurtarin e cila u mbyll ne barazim 2-2. Sipas tij, skuadra gaboi sidomos ne lojen ne mbrojtje dhe nga kjo e pesoi.

“Një ndeshje që nuk na shkoi ashtu si duhet. Kemi pësuar dy gola nga dy gabime foshnjake të lojtarëve tanë dhe kjo është e pafalshme. Sot kishim lënë pushim disa prej titullarëve, por ky nuk është justifikim. Duhej ta interpretonim ndryshe lojën. Pas golit të dytë, patëm edhe disa raste të tjera, por nuk ia dolëm të shënojmë e të fitojmë.

Sidorenko luajti 90 minuta sot, u perpoq por duket se eshte edhe i pafat para portes. Duhet te permiresohemi dhe me mire qe ndodhi tani kjo gje dhe keto gabime.

Megjithatë unë besoj tek kualifikimi dhe jam i bindur se do ia dalim në ndeshjen e dytë në të cilën do të luajmë me formacion të plotë”.