...
HomeKRYESOREAltin Lala: Më vjen keq për Cikalleshin, por Silvinjon nuk duhet ta...

Altin Lala: Më vjen keq për Cikalleshin, por Silvinjon nuk duhet ta paragjykojmë

Altin Lala ka komentuar listën e Kombëtares shqiptare për Kampionatin Europian 2024. Ish-lojtari shqiptar është shprehur në një lidhje të drejtpërdrejtë me “RTSH”-në se ndjen keq ardhje për lënien jashtë të Sokol Cikaleshit.

Sipas tij, sulmuesit kavajas mund t’i ketë dhembur më shumë se kujtdo vendimi i Silvinjos, pasi mosha nuk e lejon të ëndërrojë sërish për një ngjarje tjetër kaq madhore sa Europiani.

“Janë surpriza që… sidomos për Cikalleshin, që më duket se i ka bërë të gjitha ndeshjet. Është shije shumë e hidhur, për faktin që është edhe në moshë. Duhet t’i ketë dhembur që nuk do të marrë pjesë në këtë event kaq të rëndësishëm. Çdokujt i dhemb, edhe Uzunit me Baren, por ata kanë prapë kohë të luajnë me Kombëtaren. Për Cikalleshin më vjen keq.

Silvinjo ka bërë mirë (në stolin e Kombëtares) dhe nuk duhet ta paragjykojmë. Ai na ka surprizuar më parë me marrjen e Asanit, që ishte një faktor në sulm që ne u kualifikuam. Jam kureshtar, ose do të na surprizojë të gjithë, ose do të jetë e anasjellta, që do të marrë vetëm 23 lojtarë”, ka deklaruar Altin Lala.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.