Sulmuesi me origjine nga Shkodra Brajan Gruda eshte shfaqur si protagonist edhe mbremjen e sotme ne ndeshjen e kombetares se 21 vjeçareve te Gjermanise kunder Izraelit, e vlefshme per kualifikueset e kampionatit Europian te kesaj grupmoshe.

Ne minuten e 14-te te ndeshjes, ai ka shenuar golin e pare te ndeshjes duke kaluar ne avantazh skuadren gjermane, e cila ne pjesen e dyte do te shenonte edhe nje gol tjeter me ane te Rohl ne minuten e 56-te. Por edhe ne kete rast Gruda ka qene protagonist sepse gjuajtja e tij eshte kthyer nga shtylla dhe shoku i tij i ekipit e ka shfrytezuar duke e derguar ne rrjete. Si rrjedhoje i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat 2-0 ne favor te Gjermania U21.

Brajan Gruda ka bere nje ndeshje shume te mire. Ka luajtur 73 minuta dhe sipas “Sofascore” me noten me te larte: 8.3. Nje vleresim maksimal ky qe tregon se 19 vjeçari me origjine nga Shkodra po kalon nje forme shume te mire sportive ashtu si me ekipin e tij Mainz 05 por edhe me kombetaren Shpresa te Gjermanise.

Me fitoren e sotme ndaj Izraelit, Gjermania U21 eshte ngjitur ne kuoten e 16 pikeve dhe si rrjedhoje ka marre edhe vendin e pare ne grup duke qene kesisoj pretendentja kryesore per kualifikimin ne Europian./www.shkodrasport.com/