Mesut Ozil realizoi golin që i dha fitoren Arsenalit në “Emirates” ndaj Newcastle United, me skuadrën e Wenger që mbetet një pikë larg zonës Champions në Premier. Menjëherë pas këtij takimi futbollisti turko-gjerman nxitoi t’ia dedikonte këtë gol të dashurës së tij, modeles turke, Amine Gulse. Ai e ka bere kete duke postuar nje mesazh dashurie në rrjetet sociale.
Marrëdhëniet e çiftit kanë qenë me ulje-ngritje muajt e fundit, por te “topçinjtë” shpresojnë që bukurushja Amine të ndikojë pozitivisht në performancat e 29-vjeçarit deri në fund të sezonit, sigurisht duke nisur që nga sfida direkte e kësaj fundjave me Liverpoolin po në “Emirates”.