Mërgim Berisha nuk bën pjesë në planet e Fenerbahçes për sezonin e ardhshëm. Klubi nga Stambolli është duke negociuar për transferimin e tij me Shtutgartin.
Këta të fundit kanë paraqitur ofertën për huazim 1-vjeçar me të drejtë blerjeje, por turqit synojnë shitjen përfundimtare të tij.
Ndërkohë në garë tashmë ka hyrë edhe Lidsi. Klubi i Premier League-s drejtohet nga Marsch, i cili e njeh më mirë se kushdo potencialin e Berishës.
Të dy kanë punuar së bashku te Salcburgu, ku lojtari shqiptar përjetoi periudhën më të mirë në karrierën e tij.