Në Vlorë duken se e kanë seriozisht për sezonin e ri futbollistik.

Presidenti Sinan Idrizi ka premtuar se do të krijojë një Flamurtar kompetitiv që nuk do ta diskutojë rikthimin në Superiore. Prej ditësh, nën urdhrat e trajnerit Dritan Resuli ka nisur puna në kampin vlonjat.

Pavarësisht temperaturave të larta, tekniku vlonjat s’i ka kursyer ngarkesën e madhe dhe stërvitjen çdo ditë pranë Pyllit të Sodit.

Ajo që vlen të theksohet është atmosfera pozitive brenda skuadrës si dhe dëshira e madhe për t’u rikthyer menjëherë mes më të mirëve.

Interesi është i madh dhe për dy lojtarët që do të bëjnë diferencën në Kategorinë e Parë që janë premtuar pikërisht nga presidenti Sinan Idrizi.

Fillimisht u përfolën Mazrekaj dhe Malota, por vështirë se këta të fundit do të lihen të lirë nga Laçi i Pashk Laskës i ka mrekulluar të gjithë me paraqitjet në Europë.