Nga Xhevdet ZEKAJ
Sapo meksikani e uli ne gjunje boksierin tone, gjyqtari nderhyri duke mbaruar raundin e tete, kur ne fakt, sikurse duket edhe ne foto, kishin mbetur edhe 8 sekonda deri ne fund te tij. Rrezik për dalje nga “skema”!!!
Megjithate, Marku fitoi titullin e perkohshem te Argjendte te Keshillit Boteror te Boksit (WBC) ne peshen e lehte, i krijuar me 2010, sikur Seria B ne Itali. Me kete fitore ka bere nje hap me tej per t’u bere kampion bote, te cilin e mban amerikani Errol Spence Jr.
Marku nuk ka kellqe te ndeshet me Errol. Te ndeshet me ‘top 50’, pastaj te shkoje te ‘top 20’ dhe te kerkoje duel me Errol. Jane disa emra te tjere qe presin per duel me Spence, Crawford, Ugas, Ennis, Ortiz Jr, Thurman, Stanionis, Avanesyan, Butaev, Benn. Ka pune puna, ndeshu me amatore dhe pretendon te shkosh per ‘top 10’. Sidomos WBC qe eshte tmerresisht shume kerkues dhe do sfida te shumta per te shkuar ne maje.
Behet fjale per ‘WBC silver Interim Championship’, por jo ashtu siç duket. Ky titull eshte i kategorise se trete te divizionit WBC, ku ne te bejne pjese luftetare te pa renditur ne listen boterore. Megjithate, Marku eshte ne rrugen e duhur drejt ngjitjes ne boksin elitar, aty ku kerkon te jete prej kohesh.
Mbreme ishte nje ndeshje qe shkoi pertej pritshmerive ajo mes Florian Markut dhe Miguel Parra. Meksikani ishte i 250-ti ne bote, por arriti qe ta vendoste jo pak ne veshtiresi boksierin shqiptar, duke diskutuar seriozisht edhe humbjen në ‘Air Albania’.