Sezonin e kaluar ka bere nje kampionat te shkelqyer te Veleçiku dhe si rrjedhoje ka fituar vemendjen e te gjitheve por ne sezonin e ri tentoi te rikthehej te Vllaznia me te cilin u stervit per disa dite me ekipin U21, por Arsen Elbasani eshte bashkuar perseri me koplikasit.

Trajneri Dritan Smajli e ka kerkuar me ngulm mbrojtesin e djathte dhe ne fund ai eshte bindur per te luajtur edhe nje sezon tjeter me Veleçikun dhe per kete arsye ka firmosur ditet e fundit kontraten e re qe i ka ofruar presidenti Marinaj.

Elbasani eshte produkt i Akademise Vllaznia por mungesa ne ekipin e pare te kuqebluve ka bere qe ai te shohe mundesine per te luajtur ne ndonje ekip tjeter. Si rrjedhoje vitin qe shkoi u bashkua me Veleçiku ku fitoi shume shpejt besimin e trajnerit Lika duke qene nje titullar i padiskutueshem ne formacion.

Ka luajtur thuajse ne te gjitha ndeshjet, por kete vere iu bashkua fillimisht Vllaznise U21 duke u vene nen urdherat e trajnerit Plori, por nuk ka qendruar gjate. Skuadra koplikase ka pretendime serioze ne sezonin e ri dhe per kete arsye ka tentuar me çdo kusht ta marre dhe ia ka dale.

Arsen Elbasani eshte vetem 20 vjeç dhe konsiderohet nje lojtar me te ardhme. Ai po i ngjit shkallet e karrieres nje nga nje dhe me siguri qe do t’i mjaftoje edhe nje sezon tjeter i mire me Veleçikun, per te tentuar vitin e ardhshem pastaj te luaje ne kategorine e pare dhe pse jo edhe ne Superlige, ku padyshim qe endrra e tij eshte Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/